4 vjet burg për kryeministrin e Federatës së Bosnjës
4 vjet burg për kryeministrin e Federatës së Bosnjës

Kryeministri i Federatës së Bosnjë Hercegovinës, Fadil Novalliq, u dënua me katër vjet burgim për qasje të paligjshme me rastin e blerjes së respiratorëve kinezë gjatë pandemisë COVID-19. Gjykata në Bosnjë shpalli dënimin e shkallës së parë kundër Novalliqit, ashtu si edhe kundër të pandehurve të tjerë në këtë rast: kreut të suspenduar të Mbrojtjes Civile të Federatës së Bosnjës dhe pronarit të një kompanie bujqësore. Sollak u dënua me gjashtë vjet burgim dhe Hoxhiq me pesë. Novalliq nuk u paraqit në seancën e shqiptimit të dënimit. Ai është akuzuar se ka hartuar një plan për të përdorur para nga buxheti i vitit 2020 për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për të luftuar koronavirusin. Ai është bashkuar me Sollakun dhe Hoxhiqin “për të siguruar përfitime materiale” që më pas do t’i ndanin mes vete. Ministrja e Financave, Jellka Miliceviq, është liruar nga akuza se nuk i ka penguar ata që ta bëjnë një gjë të tillë. Gjyqi për blerjen e 100 ventilatorëve nga Kina, me vlerë 5.4 milionë euro, për nevojat e sistemit shëndetësor në Federatën e Bosnjë Hercegovinës, ka filluar më 23 shkurt, 2021. /Alsat.mk