Policia izraelite ka sulmuar dhe arrestuar dhjetëra besimtarë në Al-Aksa

Policia izraelite ka sulmuar dhe arrestuar dhjetëra besimtarë në Al-Aksa

Policia izraelite ka sulmuar dhe arrestuar dhjetëra besimtarë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa të Jerusalem-it. Të paktën 14 persona raportohet se kanë mbetur të plagosur, teksa autoritetet izraelite thanë se kishin kryer një bastisje në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në ndjekje të atyre që i quajtën “agjitatorë”. Forcat izraelite përdorën granata dhe gaz lotsjellës. Referuar zyrtarëve palestineze, të paktën 400 persona u arrestuan dhe ndodhen në ë paraburgim izraelit. Policia izraelite tha në një deklaratë se ata u detyruan të hynin në kompleks pasi “agjitatorët e maskuar” u mbyllën brenda xhamisë me fishekzjarrë, shkopinj dhe gurë. Pas dhunës në Al-Aksa, disa raketa u hodhën nga Gazën veriore drejt Izrael-it. Ushtria izraelite tha se pesë raketa u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore rreth qytetit të Sderot në jug të Izrael-it dhe se katër të tjera kishin rënë në zona të pabanuara. Në Gaza, dhjetëra demonstrues dolën në rrugë gjatë natës, duke djegur goma./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button