40-vjeçari Pepe do të vazhdojë qëndrimin te Porto

Mbrojtësi i mirënjohur, portugezi Pepe do të qëndrojë edhe një sezon te skuadra e Porto-s. Siç njoftojnë “Dragonjtë” përmes njoftimit të tyre, mbrojtësi me përvojë i është rinovuar kontrata edhe për një sezon dhe kështu portugezi 40-vjeçar do të qëndrojë deri në verën e vitit 2024.

Pepe u kthye në Porto për periudhën e tij të dytë (e para ishte nga viti 2004 në 2007) në janar 2019. Në të kaluarën ka luajtur edhe për Maritimon, Real Madridin dhe Beshiktashin.

LEXO EDHE:

Back to top button