Autostrada e parë në botë u ndërtua në 1924
Autostrada e parë në botë u ndërtua në 1924
Autostrada e parë në botë, një rrugë e destinuar ekskluzivisht për makina u vu në qarkullim saktësisht njëqind vjet më parë, në vitin 1924, dhe lidhte Milanon dhe Varese në veri të Italisë. Rruga, e cila u hap nga mbreti italian Vittorio Emanuele III, është sot pjesë e rrjetit të autostradave italiane dhe mban emërtimin A8. Ajo u quajt “Autostrada e Liqeneve”, sepse lehtësoi shumë udhëtimin e turistëve në liqenin Maggiore, Lugano dhe Como. Autostrada e parë moderne u përfundua në 15 muaj. Kishte dy korsi në secilin drejtim, të ndara me një vijë të dyfishtë. Edhe pse Autostrada dei Laghi është padyshim autostrada e parë e ndërtuar në botë, një ide e ngjashme u realizua në Gjermani në vitin 1909, kur në Berlin u ndërtua një rrugë me korsi të ndara nga një brez i gjelbër midis Grunvald dhe Vannesi, por e destinuar vetëm për testimin e automjeteve. Autostrada e parë në Gjermani u hap në vitin 1932. /Alsat.mk