47 vjeçari nga Zdunja ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, policia punon në zbardhjen e rastit

47 vjeçari nga Zdunja ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, policia punon në zbardhjen e rastit

Sektori për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në stacionin policor të Gostivarit është paraqitur 47 vjeçari A.U. nga fshati Zdunje, i cili ishte i denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike.

“Dje (28-mars) rreth orës 14:00 në Stacionin Policor- Gostivarit, është paraqitur 47-vjeçari A.U. nga Zdunja e Gostivarit, i cili paraprakisht kishte qenë i raportuar nga gruaja e tij e pamartuar 45-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër A.U. do të vijojë një parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button