Dembele: I pari që më uroi për ‘Topin e Artë’ ishte Lionel Mesi

Ousmane Dembele, në një intervistë për “France Football”, pas fitimit të “Topit të Artë”, rrëfen.

“I pari që më përgëzoi për suksesin ishte Lionel Messi. Më pas më përgëzuan Çavi, Luis Suarez dhe shumë ish-lojtarë të Barcelonës. Nuk i kam pasur urimet e bashkëlojtarëve të PSZH-së me video, por përmes mesazheve; Ashraf, trajneri Luis Enrike, Luis Kampos, të gjithë”.

 

Për nominimin dhe fitimin e çmimit

 

“Kur fiton pothuajse të gjitha trofetë, një Champions League, dhe ke statistika individuale, mendon se je mes pesë lojtarëve më të mirë në botë. Nuk ishte e papritur, sepse në fillim të çdo sezoni më thonë se mund të jem në listën e ‘Topit të Artë’. Një sezon si ky ishte i jashtëzakonshëm”.

 

Paris Saint-Germain’s Ousmane Dembélé reacts as he receives the 2025 Men’s Ballon d’Or during the 69th Ballon d’Or awards ceremony at the Theatre du Chatelet in Paris, Monday, Sept. 22, 2025. (AP Photo/Thibault Camus)

Për të qenit lojtari më i mirë në botë

 

“Kjo është një fjali shumë e madhe. Në një ndeshje mund të jesh i mjerueshëm, në tjetrën më i miri. Çdo dy javë mund të ndryshosh”.

 

Fokusi te familja dhe dedikimi

 

“Ky ‘Top i Artë’ i përket gjithashtu nënës time, që më rriti vetëm. Ia dedikoj asaj dhe gjithë familjes”.

 

Lojtarët që e frymëzojnë

 

“Kam luajtur me Messin, që ishte ‘9 fals’, e shikoja se si lëvizte dhe i bënte të gjithë ta harronin topin. Harry Kane është i pabesueshëm si ‘9’. Kylian luan si ‘9’ te Real Madridi, por nuk është i tillë realisht”.

 

Dembélé thekson se sfidat në Barcelonë dhe dëmtimet nuk i lanë asnjëherë dyshime mbi talentin dhe pasionin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button