Alegri: Skuadrat e Kontes janë shumë të organizuara në mbrojtje

Milani do të përballet me Napolin, një test i madh sezonal pas 3 fitoreve radhazi në kampionat. Kampionët e Italisë janë në krye të klasifikimit pas 4 javësh, ndërsa Milani ka mundësinë të ngjitet në kuotën e 12 pikëve.  Napoli e ka fituar me meritë titullin dhe ka bërë merkato të fortë.

 

“Duhet të jemi të zgjuar për t’i ndryshuar numrat, që janë në favor të tyre. Skuadrat e Kontes janë shumë të organizuara në mbrojtje, ndaj është gjithmonë e vështirë t’iu shënosh gol,” tha në fillim trajner i Milanit, Maksimiliano Alegri.

 

“Rikthimi i Leao, rritja e Pulishiçit dhe zhbllokimi i Himenez janë faktorë të rëndësishëm, ndërsa ata që vijnë nga pankina duhet të jenë gati për të bërë diferencën. Vlerësoj gjithashtu ndikimin e tifozëve dhe konkurrencën që sjell ardhja e Rabiot. Qëllimi i Milanit është të rritet gradualisht dhe të ruajë fizionominë e skuadrës, duke përfshirë edhe zhvillimin e lojtarëve të rinj si Estupinan,” shton Alegri.

 

Nëse një lojtar argëtohet më shumë duke u stërvitur prej Kontes apo atij, Allegri përgjigjet.

 

“Nuk e di, mund të them vetëm se kam respekt të madh për punën e Antonio, sepse është një profesionist i shkëlqyer,” potecon Alegri.

 

Nëse e befasojnë parashikimet që Milani është favorit, sipas agjencive të basteve.

 

“Nuk e di se çfarë mendojnë të tjerët. Unë di vetëm çfarë po bëjmë vetë, jemi vetëm në javën e pestë. Hapi pas hapi punojmë për të ruajtur ekuilibrin, sepse te Milani fitoret duhet të jenë normale, humbjet përjashtim,” tha në fund Maks Alegri.

LEXO EDHE:

Back to top button