5 gabimet që bëjmë të gjithë kur përgatisim kokoshka

5 gabimet që bëjmë të gjithë kur përgatisim kokoshka

Pranvera mund të ketë ardhur dhe ne kemi filluar shëtitjet, por të gjithëve na pëlqen të pushojmë në shtëpi, duke parë filma dhe seriale, vetëm, me miqtë apo familjen. Një meze e lehtë, kokoshka, të cilat janë relativisht të shëndetshme dhe të lehta për t’u përgatitur shpejt dhe në sasi të mëdha.

E keni djegur ndonjëherë tenxheren? A nuk kanë pasur kripë mjaftueshëm? A ju kanë “kapërcyer” më shumë se ç’duhet në kuzhinë?

Këtu janë disa gabime klasike që bëjmë të gjithë dhe si t’i shmangim ato:

Madhësia e tenxheres

Një gabim që kemi bërë të gjithë është përdorimi i një tenxhere shumë të vogël. Sa më e vogël të jetë tenxherja, aq më shumë ka të ngjarë që kokoshkat të ngjiten në fund… Gjithashtu jo të gjitha tenxheret janë ideale për të bërë kokoshka. Mos harroni se kokoshkat “plasin” shumë, ndaj tenxherja e duhur nuk është shumë e vogël, por e mesme, që të kenë vend.

Sasia e vajit

Për të bërë kokoshka ju duhet një lugë gjelle vaj ose një lugë çaji gjalpë, që të mos ngjiten dhe gjithashtu të mos notojnë në vaj. Nëse shtojmë më shumë, kokrrat e misrit nuk do të mund të bëhen siç duhet, ndërsa rezultati përfundimtar do të jetë kokoshka më të yndyrshme në shije dhe më shumë kalori.

Kapak
Pa kapak, harrojini kokoshkat. Nëse dëshironi t’i hani dhe jo t’i ndiqni në të gjithë kuzhinën, atëherë duhet të përdorni një tenxhere me kapak. Dhe sigurisht jo çdo kapak, por ai që i përshtatet në mënyrë të përkryer enës specifike.

Sheqeri dhe kripa
Nëse po bëjmë kokoshka të kripura apo të ëmbla, duhet të dimë se kur është koha e duhur për të shtuar sheqerin, mjaltin ose kripën. Për të marrë rezultatin e dëshiruar, i hedhim kur kokoshkat të jenë të nxehta dhe pak para se t’i vendosim në enën e servirjes.

LEXO EDHE:

Back to top button