50 vjeçari, mbi 2 mijë vizita në Diznilend

50 vjeçari, mbi 2 mijë vizita në Diznilend

Një burrë nga Kalifornia që vizitoi parkun Disneyland në Anaheim për 2,995 ditë rresht u shpërblye me një certifikatë të rekordeve botërore Guinness. Jeff Reitz, fitoi rekordin për më shumë vizita të njëpasnjëshme në Disneyland. Vizitat ditore të 50-vjeçarit filluan në vitin 2012 dhe përfunduan vetëm pak nga numri 3,000, kur parku u mbyll për shkak të pandemisë COVID-19 në mars 2020. Reitz, i cili shënoi udhëtimet e tij të përditshme në Disney në rrjetet sociale, filloi të merrte vëmendjen e mediave pas vizitës së tij të 60-të radhazi në park dhe ai u bë “kryefjala” e titujve ndërkombëtarë në vitin 2017, kur bëri vizitën e tij të 2000-të dhe u shpërblye me një çantë shpine plot me dhurata nga zyrtarët e Disney-t.

LEXO EDHE:

Back to top button