Si pjesë e partneritetit me Operan dhe Baletin Nacional, Videolotaria Kasinos Austria ka kënaqësinë të njoftojë shfaqjen e baletit për fëmijë “Doktor Ofboli” , e cila do të shfaqet në skenën e Operas dhe Baletit Nacional më 26 shtator.
Duke filluar nga ora 19:00, publiku më i ri do të ketë mundësinë të ndjekë një nga shfaqjet më të famshme dhe më të shikuara të baletit për fëmijë, një histori e mbushur me muzikë, vallëzim, aventura dhe një botë skenike përrallore. Në botën e “Doktor Ofbolit”, kafshët flasin përmes vallëzimit, miqtë ndihmojnë njëri-tjetrin dhe mirësia gjen gjithmonë rrugën e saj. Shfaqja, përmes lojës, muzikës dhe fantazisë, u flet fëmijëve për miqësinë, guximin dhe kujdesin për të tjerët.

“Doktor Ofboli” është bazuar në përrallën e famshme të shkrimtarit rus K. Çukovski, me muzikë nga Igor Morozov. Koreografia është nga baletmaestri i famshëm rus Mihail Krapivin, ndërsa skenografia dhe kostumet janë vepër e Zhivojin Trajanoviq dhe Marija Pupuçevska.
Në shfaqje marrin pjesë solistë dhe ansambli i baletit të Operas dhe Baletit Nacional, të cilët, përmes vallëzimit, sjellin në jetë historinë e Doktor Ofbolit të mirë dhe aventurave të tij të pazakonta.
Koreografia dinamike, skenografia mbresëlënëse, kostumet plot gjallëri dhe muzika krijojnë një atmosferë magjike në të cilën baleti bëhet i afërt dhe i kuptueshëm për më të vegjlit.

Mbështetja e kulturës dhe projekteve kulturore është një pjesë e rëndësishme e përgjegjësisë sociale të Videolotarisë Kasinos Austria. Jemi krenarë që nëpërmjet partneriteteve me institucionet kulturore nacionale kontribuojmë në krijimin e përmbajtjes, që frymëzon më të rinjtë dhe pasuron skenën kulturore në vend.








