6 gjëra që nuk duhet t’i mbani kurrë në portofol

6 gjëra që nuk duhet t’i mbani kurrë në portofol

Portofoli është një zbulim interesant. Normalisht, ne nuk do të vendosnim diçka të vlefshme dhe të fituar me vështirësi në një xhep të vogël lëkure, por ne e bëjmë këtë me një portofol. Për këtë arsye, kuletat janë shumë të lehta për t’u vjedhur ose për të humbur. Prandaj, ka disa gjëra që nuk duhet t’i fusni në një portofol për të mbrojtur sigurinë tuaj financiare dhe atë personale. Më poshtë, kemi renditur gjashtë nga gjërat më të rëndësishme që nuk duhet t’i ruani në portofol.

1. Shuma të mëdha parash

Ka disa njerëz që janë kundër llogarive bankare … ose kasafortave. Nëse jeni një nga këta individë, ju rrezikoni sigurinë tuaj duke mbajtur sasi të mëdha parash në portofolin tuaj. Pas vjedhjes, ndryshe nga llogaritë e organizuara financiare, paratë prej letre nuk kanë një gjurmues dhe kjo do të thotë që ti nuk mund të rimarrësh faturat e vjedhura. Prandaj duhet t’i besoni kartave plastike. Jo vetëm që është një bezdi për të mbajtur diçka kaq të rëndë në xhepin tuaj, por është gjithashtu shumë e rrezikshme.

2. PIN-e dhe fjalëkalime

Disa njerëz shkruajnë PIN-in e kartës së debitit dhe fjalëkalimet për llogari të ndrysheme në rast se i harrojnë dhe i mbajnë ato në kuletat e tyre, tha Bruemmer. Megjithatë, ky informacion duhet gjithmonë të lihet në shtëpi në një vend të sigurt. “Nëse dikush ka akses në PIN-in tuaj bankar ose fjalëkalimet e llogarisë financiare, ata lehtësisht mund të vjedhin para nga llogaritë tuaja ose të bëjnë blerje nën emrin tuaj”, tha Bruemmer.

3. Certifikatën e lindjes ose pasaportën

Është më mirë që kur dilni certifikatën e lindjes dhe pasaportën t’i mbani në shtëpi. “Ashtu si numri juaj i sigurimeve shoqërore, këto dokumenta përmbajnë disa informacione të rëndësishme dhe personalisht të identifikueshme, dhe humbja e tyre do ta bënte shumë të lehtë për hajdutët që të vjedhin identitetin tuaj”, tha Bruemmer. Për fat të keq, më shumë se gjysma e udhëtarëve të anketuar nga Experian thanë se i mbanin pasaportat në kuletat e tyre. Nëse jeni duke udhëtuar jashtë shtetit, për më shumë siguri ju sugjerojmë që pasaportën tuaj ta ruani të kyçur në hotel, në vend që ta mbani atë me vete, ndërkohë që eksploroni qytetin.

4. Çelësat rezervë

Një portofol i humbur që përmban adresën tuaj të shtëpisë dhe një çelës rezervë janë një ftesë për grabitësit për të bërë shumë më tepër dëm sesa thjesht të hapin një kartë kreditit në emrin tuaj. Mos rrezikoni pronën dhe familjen tuaj.

5. Kartonin e sigurimeve shoqërore

Ju nuk duhet të mbani kurrë në portofolin tuaj Kartonin e Sigurimeve Shoqërore. Numri juaj i Sigurimeve Shoqërore është pjesa më e rëndësishme e informacionit për hajdutët e identitetit dhe dëmet që rezultojnë nga vjedhjet e identitetit mund të ndikojnë financat tuaja në vitet në vijim. Nëse dikush merr numrin tuaj, ai ose ajo mund ta përdori atë për të aplikuar për kredi në emrin tuaj, për të paraqitur një deklaratë tatimore dhe për të kërkuar një rimbursim ose për të marrë një punë dhe për të fituar të ardhura që nuk iu përkasin. Sipas Administratës së Sigurimeve Shoqërore, kjo mund të jetë shkatërruese. Ndërkohë që mund të merrni një numër të ri të sigurimeve shoqërore, duhet të keni dëshmi se dikush po e përdor atë aktual. Megjithatë, disa agjenci qeveritare dhe biznese, siç janë bankat, mund t’ju lidhin me numrin e vjetër – edhe pasi ta bëni kalimin.

6. Telefonin

Shumica e telefonave nuk mund të përshtaten në kuletat standarde, prandaj prodhuesit kanë krijuar kasa për smartphone që dyfishohen si porofol apo mbajtëse çelësash. Ata zakonisht përfshijnë dy xhepa që ju lejojnë të ruani dy ose katër karta dhe disa kartëmonedha. Ndërkohë që ju lejojnë të mbani më shumë sende, duke marrë më pak hapësirë, ky kombinim është mjaft i rrezikshëm. Së pari, disa karta mund të ngatërrohen me valët e telefonit celular, duke e bërë këtë një ide të keqe për t’i mbajtur ata në të njëjtën hapësirë. Së dyti, nëse portofoli humbet i thoni mirupafshim telefonit tuaj.

LEXO EDHE:

Back to top button