Firminjo largohet nga Liverpulli drejt La Ligës

Roberto Firmino po luan sezonin e fundit me Liverpullin. Sulmuesi brazilian ndodhet në vitin e fundit të kontratës. 31-vjeçari ka humbur postin e titullarit te “The Reds”.

“Sky Sport” shkruan se Firmino ka zhvilluar një bisedë miqësore dhe të qetë më Jurgen Klop. Me trajnerin gjerman ka një raport fantastik Sulmuesi ia ka bërë të qartë trajnerit se ka vendosur të mos rinovojë kontratën. Ai do të largohet nga “Anfield” pas tetë viteve plot gola, emocione dhe trofe.

Firmino do të dalë lojtar i lirë më 30 qershor. Avantazh që e lejon të transferohet pa para te klubi i radhës, që mund të jetë Atletiko Madridi. Diego Simeone e cilëson si zëvendësuesin e Zhoao Feliksit. Trajneri argjentinas beson shumë te kualiteti i brazilianit, por tashmë duhet gjetur akordi mes palëve.

LEXO EDHE:

Back to top button