6 raste të reja me Koronavirus dhe asnjë viktimë

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.147 testime të realizuara, 6 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 4 pacientë të shëruar, ndërkaq viktima nuk ka.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.669 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149.950 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.484 pacientë.

LEXO EDHE:

Back to top button