Pandev: Nesër ndeshja ime e fundit me fanellën e Maqedonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë mbylli përgatitjet para sfidës së tretë në Kampionatin Evropian, para se të përballet me kombëtaren e Holandës. Trajneri Angelovski dhe kapiteni Goran Pandev, potencojnë se futbollistët e Maqedonisë, do të japin maksimumin për të shënuar rezultat pozitiv, duke ditur se Holanda ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër. Me këtë rast, Goran Pandev, do të mbyll karrierën e tij te përfaqësuesja e Maqedonisë. Sfida Holandë-Maqedoni, do të zhvillohet në stadiumin “Johan Krojf”, më 21 qershor në orën 18.00.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, mbylli përgatitjet në prag të sfidës së tretë të Grupit “C”, kundër kombëtares së Holandës.

Kapiteni Pandev, konfirmoi se do të jetë ndeshja e fundit e tij në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, duke iu dëshiruar fat dhe kualfikimin kolegëve të tij në Kampionatet e ardhshme evropiane dhe botërore.

Goran Pandev, kapiten i Maqedonisë

“Është ndeshja ime e fundit në fanellën e Maqeodnisë. Kjo gjeneratë ka bërë suksesin më të madh në historikun e futbollit dhe konsiderojë se është moment i vërtetë që të përshëndetem nga fanella e kombëtares. U dëshirojë këtyre djelmoshave më shumë sukses edhe në të ardhmen dhe jam i sigurtë, duke njohur kualitetin e tyre edhe shumë herë në të ardhmen do të në gëzojnë. Jam i kënaqur që tërhiqem në këtë mënyrë. Mund të them se lamtumira më e mira nga fanella e Maqedonisë në Kampionatin Evropian dhe nuk mundesha që të dëshiroja.”

Përfaqsuesja e Maqedonisë në futboll, të hënën, më 21 qershor do të përballet me kombëtaren e Holandës në stadiumin “Johan Krojf”, në orën 18.00.

 

Mahir Thaçi Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button