Ronaldo nxjerr në shitje apartamentin luksoz në Trump Tower, miliona dollarë humbje

Ylli i Portugalisë Cristiano Ronaldo ka nxjerrë në shitje apartamentin e tij në Trump Tower me një humbje të konsiderueshme. Ronaldo e shet apartamentin luksoz për 7,75 milionë dollarë, nga 18.5 milionë dollarë që vlente në vitin 2015. Prona 2500 metra katrorë, u nxorr fillimisht në shitje nga Ronaldo në vitin 2019 për 9 milionë dollarë, pasi tifozët nënshkruan një peticion duke e nxitur atë të distancohej nga ish-Presidenti amerikan Donald Trump.

Apartamenti është projektuar nga Juan Pablo Molyneux, i cili është i njohur për stilin e tij të “maksimalizmit”. Ai ka tre dhoma gjumi dhe pamje 360 gradë nga Parku Qendror i Nju Jorkut.

Sipas ekspertëve të pasurive të patundshme, ulja e vlerës së pronës nuk lidhet shumë me dizajnin e saj të brendshëm por me pandeminë dhe mungesën e ofertave për apartamentet e Trump. Pronat e markës Trump në Manhattan kanë humbur më shumë se 20 përqind të vlerës së tyre që nga viti 2017.

 

LEXO EDHE:

Back to top button