Zidan: Do të tentojmë të fitojmë ndeshjen e dytë

" "

Zinedin Zidan e ka pranuar si rezultat të drejta atë që prodhoi fusha e lojës në takimin mes Realit dhe Çellsit. Tekniku i madrilenëve zbuloi në konferencë për shtyp pas sfidës se fjalët e tij me Benzema kur vendosi të ndërronte francezin, nuk kishin qenë një polemikë, përkundrazi.

“Ishim shumë më mirë në pjesën e dytë, kishim më shumë rregull. Ata e nisën takimin mirë dhe janë shumë të shpejtë. Rezultati i ndeshjes është i drejtë. Dëshironim të bënim presion lart, një për një, por kur nuk e nis mirë është e vështirë. Deri te goli, pastaj ishim më mirë, më pas e kontrolluam më shumë lojën.

Por jemi në garë, do të tentojmë të fitojmë ndeshjen e dytë, jemi të lumtur me atë që kemi bërë në përgjithësi. Kur e përgatitim një ndeshje, e dimë që jemi mirë kur luajmë në transfertë. Ata janë konkurrues në këtë aspekt, kanë 16 ndeshje pa pësuar gol. Kjo shihet. Ka një arsye pse janë në gjysmëfinale, ndaj ishte një ndeshje shumë e luftuar.

 

Çfarë tha Benzema pas zëvendësimit? Është diçka mes tij dhe meje, është personale dhe e mirë, në aspektin që është diçka shumë e mirë”, tha Zidan duke sqaruar se nuk kishte pasur polemikë me francezin.

LEXO EDHE:

Back to top button