7 marsi/ Mësimdhënësit në vend vlerësojnë se kanë pagat më të ulëta kundrejt pagave në institucionet e tjera

7 marsi/ Mësimdhënësit në vend vlerësojnë se kanë pagat më të ulëta kundrejt pagave në institucionet e tjera

Gazetare: Melihate Rustemi

7 marsi- Dita e Mësuesit edhe këtë vit i gjen mësimdhënësit jo shumë të kënaqur kur bëhet fjalë për statusin dhe vlerësimin e tyre.

Pavarësisht sakrificës dhe sfidave me të cilat përballen, mësimdhënësit thonë se kanë pagat më të ulëta kundrejt pagave në institucionet e tjera.

Madje, Teuta Haskaj Vojnika mësimdhënëse në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg tha për Alsat se pagat e ulëta dhe humbja e respektit ndaj këtij profesioni të shenjtë ka bërë që shumë të rinj të mos shprehin interesim për tu mësues në të ardhmen.

“Po e them me keqardhje ky profesion kaq human është me pagat më të ulëta. Kemi deficit të shumë profesioneve. Asnjë nxënës deri më tani nuk e kam dëgjuar të thotë se do të studioj matematikën se e di se duhet të lodhet mjaft, të shpenzon mund dhe në fund do të përfundon në një shkollë me pagën tonë që e kemi. Unë shpresoj se do të ndryshoj pak sistemi jonë dhe jo gjithçka është paga, është pak edhe humanizmi dhe dëshira për të punuar. Unë me shumë dëshirë e bëj këtë gjë”, tha Teuta Haskaj Vojnika, mësimdhënëse.

Ramiz Jakupi plot 30 vjet kryen profesionin e mësuesisë. Për momentin ligjëron në shkollën fillore “Përparimi” të fshatit Krushopek të Komunës së Sarajit. Mirëpo, me shumë emocione dhe kënaqësi kujton sfidat me të cilat përballej derisa punonte në shkollat e fshatrave malor ku me shumë kolegë të tjerë bënin rrugë në këmbë deri në 20 kilometra.

“Besoni se nuk kam asnjë ditë pushim mjekësor, asnjë dit nuk kam munguar, 30 vite mund t’ju siguroj se nuk kam munguar asnjë dit. Falë Zotit edhe shëndetin e kam pas mirë nuk ka pas nevojë të shkoj edhe në pushim mjekësor por nuk kam munguar asnjëherë. Unë tu tregoj një rast në fshatin Raoviç. Me një koleg timin jemi nis, bora ka qenë diku 50 centimetra. Prej Bukuviçi deri në Raoviç ka pesë kilometra në këmbë dhe kur kemi arrit atje pas dy orë udhëtimi I kemi gjet nxënësit të gjithë duke na pritur, kënaqësia më e madhe ishte ajo”, u shpreh Ramiz Jakupi, mësimdhënës.

Disa nga mësimdhënësit vlerësojnë se karriera e tyre duhet të përmbyllet në 30 vjet përvojë pune. Kjo për shkak se gjatë kësaj periudhe konsumojnë gjithë energjinë dhe vështirë mund të përballen me gjeneratat e reja./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button