Arrestohen dy persona në pikën pagesore në Gostivar, kjo është arsyeja
Arrestohen dy persona në pikën pagesore në Gostivar, kjo është arsyeja
Më datë 09.07.2025 në orën 22:30, në autostradën Tetovë- Gostivar, në pikën pagesore të Gostivarit, efektivët e policisë të Departamentit të Punëve të Brendshme (DPB) të Gostivarit, kanë privuar nga liria personat V.F. (30) dhe M.S. (37), të dy nga Gostivari, të cilët po udhëtonin me një skuter me targa të Gostivarit. Gjatë kontrollit tek V.F., është gjet dhe sekuestruar një substancë e pluhurit të bardhë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.








