7 profesionet me rrezikshmëri të lartë, por paguhen mirë!

7 profesionet me rrezikshmëri të lartë, por paguhen mirë!

Profesionet dallojnë dhe bartin përgjegjësi e sfida nga njëri-tjetri. Disa profesione mund të ofrojnë pagesa të mira, por jetesa me to nuk konsiderohet shumë e lehtë për shkak të rrezikshmërisë që bartin.

Blogu “Arielle” ka renditur disa prej profesioneve që janë të rrezikshme të ushtrohen.

Peshkimi në zona ekstreme

Peshkimi mund të jetë atraksion, por krejt varet se ku dhe në çfarë kushtesh ushtrohet. Deti Bering konsiderohet vendi i më rrezikshëm për të peshkuar.

Aty ka gaforre me bollëk, por kjo hapësirë në Alaskë është jashtëzakonisht e ftohtë dhe e mundimshme.

Peshkatarët e kontraktuar që shkojnë për të peshkuar përballen edhe me vdekjen pasi anijet janë të larta dhe në shumë raste detyrohen të zbresin deri në ujë për t’i kapur ujorët.

Nëse rrëshqasin nën ujë, brenda pak minutash mund të vdesin pasi temperaturat bien shumë nën zero dhe bora gjithmonë është e pranishme. Sipas një statistike, çdo vit humbin jetën rreth 300 persona aty, kryesisht nga ftohja e tepërt.

Image

Ushtria

Çdo punë që ua rrezikon direkt jetën konsiderohet e rrezikshme. Kështu është edhe puna e ushtarit. Pos rreziqeve në stërvitjet, ushtari vazhdimisht është nën rrezik të armikut. Tensionet dhe luftërat mund të plasin në çdo moment, e ai duhet të jetë në gjendje gatishmëri të mbrojë dhe të sulmojë në të njëjtën kohë.

Kjo është dëshmuar më së miri në dy luftërat botërore, ku miliona ushtarë të shumë ushtrive u vranë.

Image

Forcat speciale

Kjo ndërlidhet me çështje të ushtrisë, por forcat speciale kryejnë operacione më të vështira. Ato përfshihen në aksione të shpejta dhe shumë të rrezikshme, përfshirë në luftë ndaj grupeve kriminale, terrorizmit e sulmeve ndaj zyrtarëve të lartë shtetërore. Edhe në operacione masive, forcat speciale përfshihen dhe janë të rrezikuar.

Image

Minatorët

Minierat janë të mbushura me rreziqe. Minatorët detyrohen të futen kilometra të tëra për të nxjerrë pasurinë e nëntokës. Pos rreziqeve nga shembjet, minatorët mund të pësojnë edhe lëndime shëndetësore, si pasojë e kontaktit me xehe kancerogjene. Azbesti është një ndër rreziqet.

Image

Përpunuesit e drurit

Ata e kalojnë shumicën e kohës të ngjitur në lisa e pemë për t’i prerë degët ose për t’i përgatitur për fabrika të përpunimit të drurit. Por, edhe ky profesion cilësohet si i rrezikshëm pasi çfarëdo pakujdesie mund t’ia rrezikojë jetën. Ngjitja në pemë gjithashtu është e mundimshme dhe me rreziqe.

Image

Udhërrëfyes i sporteve ekstreme

Aktivitetet rekreative mund të konsiderohen atraktive, por kjo jo edhe për përcjellësit. Secila aventurë e organizuar përbëhet nga një drejtues i ekipit në ujë, që t’i drejtojë ata se nga mund dhe nuk mund të qarkullojnë.

Por, ky profesion i drejtuesit konsiderohet i rrezikshëm pasi e gjithë barra i bie atij nëpër aventura të tilla sportive. Drejtuesi i ekipit gjithashtu përballet edhe me rreziqe të tjera, pasi ai duhet të kujdeset për gjendjen shëndetësore të turistëve. Kjo konsiderohet me rrezik dhe nuk rekomandohet.

Image

Çmontues i bombave

Kjo fushë futet në kategorinë ushtarake, por bart me vete rreziqe të ndryshme.

Çmontuesi i bombave zakonisht kontaktohet kur siguria rrezikohet dhe në çdo moment mund të ketë shpërthim.

Ata trajnohen në mënyrë profesionale dhe strikte, por çmontimi gjithmonë është i rrezikshëm. Shumë ekspertë thonë se ky profesion paguhet mirë, por bazuar në nivelin e rrezikshmërisë, nuk rekomandohet që të ushtrohet nga çdokush.

LEXO EDHE:

Back to top button