Dymbëdhjetë piktura të larguara nga Muzeu i Artit për Ukrainën Perëndimore dhe Lindore në Odessa po ekspozohen në Berlin

Dymbëdhjetë piktura të larguara nga Muzeu i Artit për Ukrainën Perëndimore dhe Lindore në Odessa po ekspozohen në Berlin

Dymbëdhjetë piktura të larguara nga Muzeu i Artin për Ukrainën Perëndimore dhe Lindore në Odessa po ekspozohen në Berlin. Ekspozita synon të rrisë ndërgjegjësimin për luftën si dhe të mbështesë grupin e refugjatëve ukrainas që jetojnë në Berlin.

Disa kishin parashikuar sulmin rus. Por për shumicën e njerëzve, pushtimi në shkallë të gjerë më 24 shkurt të 2022-s ishte befasi.

E njëjta gjë vlente edhe për muzetë shtetërorë të cilët papritur u përballën me një vendim të vështirë se çfarë të bënin me të gjitha veprat e paçmueshme artistike.

Shumica prej tyre arritën në të njëjtin përfundim si Muzeu i Artit në Odesa që veprat më të vlefshme të hiqen dhe të ruhen në kontejnerë apo në bunkerë. Krejt kjo për t’i mbrojtur nga sulmi rus. Tani 12 nga pikturat e larguara nga Muzeu janë të ekspozuara në galerinë “Gemäldegalerie” në kryeqytetin gjerman, Berlin.

“Asetet kulturore po sulmohen dhe shkatërrohen në mënyrë aktive për shkak të luftës së tmerrshme. Është shumë e rëndësishme për ne, për mua, të japim kontribut këtu. Kjo, edhe për shkak se ekspozita ka të bëjë me rritjen e ndërgjegjësimit”, ka thënë drejtori i “Gemäldegalerie”, Dagmar Hirshfelder.

Në ekspozitë paraqiten 12 nga 74 pikturat që janë larguar nga vendet ku ishin të strehuara në Odessa përgjatë dy vjetëve të fundit dhe janë dërguar në Berlin.

“Kjo është shumë e rëndësishme. Së pari, sepse është praktikë normale që veprat muzeore të tregohen në muze të tjerë. Është praktikë normale dhe e mirë”, ka thënë Igor Poronyk, drejtor i Muzeut të Artit Perëndimor dhe Lindor në Odessa.

“Së dyti, është e rëndësishme sidomos në këtë moment, sepse janë piktura nën evakuim. Janë ruajtur në kontejnerë. Tani galeria gjermane mund të punojë për imazhin e shtetit dhe të tërheqin vëmendjen me koleksionin tonë të veprave”, ka thënë ai derisa ka treguar edhe historinë e Muzeut.

Muzeu i Artit Perëndimor dhe Lindor në Odessa u hap në vitin 1923 dhe përmban vepra të mëdha të mjeshtërve italianë, holandezë, gjermanë dhe francezë. Shumica e veprave të artistëve ukrainas janë shfaqur në muze të tjerë. Në korrik të 2023-s, ndërtesa e muzeut u dëmtua në një sulm rus.

Poronyk ka thënë se pavarësisht kësaj, Muzeu ka luajtur rol shumë të rëndësishëm për qytetin që nga shpërthimi i luftës.

“Para së gjithash, misioni unë u zgjerua derisa vendi tonë iu rrit vetëbesimi. Muzeu u bë vend ku njerëzit mund të gjenin një lloj lehtësimi. Kur ka luftë, kultura bëhet më e rëndësishme për njerëzimin. Sepse lufta është mjerim, kaos dhe errësirë. Por kultura është dritë dhe normalitet. Ajo i ndihmon njerëzit të mbetet njerëz në një situatë çnjerëzore”, ka thënë ai.

Mbi një milionë ukrainas kanë udhëtuar në Gjermani si refugjatë në dy vitet e fundit ndërsa më shumë se njëqind mijë të tjerë jetojnë aktualisht në Berlin.

Hirshfelder ka thënë se ekspozita synon që t’ua kthejë atyre një pjesë të vogël të shtëpisë.

“Ka të bëjë me identitetin e tyre kulturor. Ka të bëjë edhe me ta. Ne po dërgojmë sinjalin se ne qëndrojmë pranë tyre i mbështesim ata”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:

Back to top button