8 gjëra edhe më të rëndësishme se dashuria në një lidhje


Është e thjeshtë të ndjesh që ke rënë në dashuri kokë e këmbë! Një ndjesi e tillë të bën të të duket sikur asgjë tjetër s’ka rëndësi përveç fluturave në stomak dhe syve të tij/saj kur të shohin. Sa bukur ëë! Lajmi i keq është se pavarësisht fuqisë që ka, dashuria nuk mjafton për një lidhje të shëndetshme dhe jetëgjatë. Janë disa komponentë të tjerë që duhen kombinuar që çifti juaj të funksionojë.

  1. Besimi tek njëri tjetri.

S’ka rëndësi sa shumë duheni. Nëse nuk i besoni njëri tjetrit, nuk do të funksinojë.

  1. Respekti kundrejt partnerit/es.

Nuk mund të duash dikë nëse nuk tregon respekt për të, për vendimet, zgjedhjet dhe parimet e tij/saj. Nëse doni një lidhje solide, kujtoni gjithmonë që respekti është më i rëndësishëm sesa thjesht të jesh i dashuruar.

  1. Siguria dhe paqja që ndjeni pranë njëri-tjetrit

A ndiheni të sigurtë në atë marrëdhënie? Të qetë? Nëse përgjigja është “jo” atëherë, nuk ka rëndësi sa shumë e doni personin, veçanërisht nëse e dini që raporti juaj është toksik.

  1. Ta pëlqeni vazhdimisht njëri tjetrin

Ndodh më shpesh nga ç’e mendoni ju që njerëzit të qëndrojnë të lidhur me njerëz që nuk i pëlqejnë vetëm sepse i duan. Nëse se kuptoni këtë, kujtoni marrëdhënien me familjen tuaj. Ju i doni shumë, por jo gjithnjë keni qejf të jeni me ta. E njëjta gjë ndodh dhe me partnerin. Ju mund ta doni shumë, por ndoshta s’keni qejf të dilni me ta, t’i shihni gjithë kohës, etj, sepse ndjeni që s’keni shumë gjëra të përbashkëta.

  1. Ruani pavarësinë tuaj në një lidhje

Eshtë shumë e rëndësishme për të dy, që ju të jeni vetja, të bëni gjërat që doni, të vizitoni vendet që doni dhe të rrini me njerëz që ju pëlqejnë. Mbështetja e tij/saj tregojnë sa vlen kjo lidhje.

  1. Ta përditësoni nevojat e njëri tjetrit

Nëse seksi është i rëndësishëm për ju si individ dhe nuk e gjeni atë që kërkoni tek partneri aktual, është problem i madh.

  1. Punoni gjithë kohës me komunikimin

Komunikimi është benzina që furnizon një marrëdhënie. Asnjë dashuri nuk zgjat për shumë kohë nëse komunikimi mungon. Ai është çelësi që zgjidh ose prish gjithçka.

  1. Të ndihesh gati për një lidhje

Ndonjëherë zemra i komplekson pak gjërat. Ti mund të duash dikë, por s’do të jesh me të sepse nuk ndihesh gati. Mund të kesh qëllime të tjera, ose je ende jo e gatshme për të nisur diçka serioze.

Burimi: Bustle

LEXO EDHE:

Back to top button