8 Marsi, ditë e zakonshme për punonjëset në klinikë

8 Marsi, ditë e zakonshme për punonjëset në klinikë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Derisa një pjesë e grave protestojnë ose festojnë për 8 Mars, punonjëset shëndetësore pranë Qendrës Klinike “Nëna Terezë” në Shkup Ditën ndërkombëtare të gruas  e kaluan si një ditë të zakonshme. Dallimin e kanë bërë lulet që kanë pranuar prej kolegëve apo familjarëve të tyre.

“Përfunduam me detyrat e punës, tani në shtëpi njësoj si çdo ditë në shtëpi, të hahet ushqimi… Jo ( nuk do të dal) kam obligime të tjera, do t’i pres fëmijët për drekë…. Kjo (lule) është prej mjekëve specializantë, unë jam te kirurgjia plastike. Na kushtuan vëmendje të gjithë personelit të pjesës femërore, tjetra është prej fëmijëve…. Ne jemi në kirurgji, puna është zhvilluar normal, puna është punë, shoqërimi është shoqërim, na qerasën me lule e kafe”, tha një punonjëse shëndetësore.

“Nuk ishte keq, kishte punë si çdo ditë pune, me pak më shumë vëmendje nga gjithkush nga diçka..
-A punoi i gjithë personeli mjekësor femëror?
Po, ne më shumë jemi motra, prej mjekëve më shumë janë gra, kështu që ishte një ditë e mirë efektive pune”, shtoi një punonjëse shëndetësore

Festë nuk kishte për gratë të cilat ndodheshin në oborrin e spitalit dhe në vend të luleve mbanin qirinj në duar, duke u lutur për familjarët e tyre të sëmurë.

“Momentalisht kam ardhur te motra ime e cila kishte ndërhyrje kirurgjikale dhe presim informacione të shohim se si shkoi gjithçka… Nuk është e rëndësishme festa, është i rëndësishëm shëndeti i njerëzve”, tha një qytetare.

8 Marsi, njihet si “Dita e Grave”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, e drejtësi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button