8-vjeçari personi më i ri në botë që ngjiti me sukses majën El Capitan

8-vjeçari personi më i ri në botë që ngjiti me sukses majën El Capitan

Një djalë 8-vjeçar është bërë personi më i ri në botë që ngjiti me sukses majën El Capitan, një shkëmb 1000 m në Yosemite. Sam Baker, nga Kolorado Spring, është trajnuar nga babai i tij që në moshën 2 vjeçare dhe pikërisht për t’u ngjitur në El Capitan, kishte dy vjet që ushtrohej. Babai i djalit, Joe Baker, postoi në rrjetet sociale mesazhin se skuadra e ngjitjes me 4 persona kishte arritur e sigurt në majën e shkëmbit.

Çfarë jave e mrekullueshme! Unë jam shumë krenar për Sam. Ai përfundoi ngjitjen me litar në ElCap”, shkroi Baker në faqen e tij në Facebook. Por Joe u përball me kritikat e shumë fansave sipas të cilëve ai kishte rrezikuar seriozisht jetën e djalit tij me këtë aventurë të pamenduar mirë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button