Rusia zgjeroi listën e vendeve armike

Qeveria ruse ka shtuar 11 territore britanike jashtë shtetit në listën e armiqve, njoftoi sot zyra e qeverisë në Moskë.

“Në listën e territoreve që kanë mbështetur sanksionet britanike kundër Rusisë janë shtuar edhe 11 territore të tjera britanike jashtë shtetit. Këto janë Bermuda, Territori Britanik i Antarktikut, Ishujt Falkland, Montserrat, Ishujt Pitcairn, Territori Britanik i Oqeanit Indian, pastaj Shën Helens, Ascension dhe Tristan da Cunha, pastaj Gjeorgjia e Jugut dhe Ishujt Sandwich Jugor, Akrotiri dhe Decelia, Turks dhe Caicos, Kajman Ishujt”, thuhet në njoftim, raporton TASS.

Tre territoret e mbetura nën kontrollin britanik – Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Gjibraltari – ishin përfshirë më parë në listë.

“Prandaj, të 14 territoret britanike jashtë shtetit janë tani në listën e armiqve”, thekson qeveria ruse.

LEXO EDHE:

Back to top button