850 delegatë do të marrin pjesë në kongresin e VLEN-it që do të mbahet më 9 maj

Gazetar: Suad Bajrami

Nën sloganin “VLEN një”, 850 delegatë nga partitë e koalicionit do të jenë pjesë e kongresit të caktuar për më 9 maj, në të cilin VLEN do të shkrihet zyrtarisht në parti.

“Një javë na ndan nga unifikimi më i madh shqiptar në vend. Më 9 Maj, në Ditën e Evropës, VLEN nuk do të jetë më vetëm bashkim subjektesh. VLEN do të bëhet një forcë e vetme, me një emër, një drejtim dhe një mision… Pesë subjekte politike do të bashkohen në një trup të vetëm, për t’iu përgjigjur premtimit të dhënë shqiptarëve për një forcë të madhe, е gatshme për të folur me një zë”, thanë nga VLEN.

• Një javë nga unifikimi i VLEN-it në parti
• Slogani për kongresin “VLEN një”

Sipas paralajmërimeve VLEN do të jetë parti me orientim të djathë, ndërsa liderë do të jenë Bilall Kasami e Izet Mexhiti, të cilët do të kenë nënshkrim të lidhur dhe kompetenca të përbashkëta. Nënkryetarë do të jenë, Mimoza Musa e Bekim Qoku, ndërsa Bekim Sali, sekretar i përgjithshëm. Pjesëmarrja në partinë VLEN do të jetë 20 për qind, ndërsa do të ketë presidencë prej 5 anëtarëve./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button