98 vjeçarja e cila ka 230 nipër e mbesa

98 vjeçarja e cila ka 230 nipër e mbesa

Një grua 98-vjeçare nga Kentaki, SHBA, thotë se ka më shumë se 230 nipër dhe mbesa, ndërsa për herë të parë takoi edhe stër stër stërmbesën. Fotot e takimit të rrallë u postuan nga anëtarët e familjes dhe menjëherë u bënë virale. Në foto Haëkins, mban në duar një vogëlushe vetëm 7-javëshe, të quajtur Zhavia. Për të vizituar matriarken e familjes në shtëpinë e të moshuarve ishte edhe mamaja e të porsalindurës, tezja, gjushja dhe stërgjyshja e saj, duke bashkuar si rrallëherë më parë gjashtë breza grash nga e njëjta familje. E moshuara u bë nënë për herë të parë në vitin 1940, ndërsa pas tre martesash dhe pas 83 vitesh tashmë numëron mbi 230 nipër e mbesa. 98-vjeçarja, të cilën të gjithë e thërrasin MaeDell, ka tashmë 623 pasardhës, mes të cilëve 222 stërnipa, 234 stër stërnipa dhe 37 stër stër stërnipa. Rekordi botëror për familjen me më shumë breza të gjallë është vendosur në vitin 1989 në Nju-Jork, me 7 breza, sipas “Guinness World Records”.

LEXO EDHE:

Back to top button