Xheko nuk rinovin, Interi kërkon sulmuesin e Uest Hemit

Interi nuk po arrin të bindë sulmuesin Edin Xheko-n për të rinovuar. Sulmuesi boshnjak nuk është dakord me zgjatjen e bashkëpunimit për një vit, ai synon një marrëveshje 2-vjeçare. Duke parë moshën e tij, “zikaltrit” stepen dhe po shohin edhe për alternativa të tjera për sulmin.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Interi i ka hedhur sytë në Premier Liga dhe synon të rikthejë në Itali sulmuesin Xhanluka Skamaka.

Situata e tij tek Uest Hami nuk është e mirë, ndërkohë që edhe agjencia që e menaxhonte ka shkëputur marrëdhënien me të. Tek Interi ia dinë cilësitë, pasi ka spikatur te Sassuolo më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button