Ende në pritje të grupit të parë të refugjatëve afganë

Avioni i parë me 149 refugjatët afganë nuk ka mbërritur ende në aeroportin e Shkupit. Më herët avioni ishte parashikuar të mbërrinte rreth orës 22:30, kurse tani bëjnë me dije se mund të mbërrijë rreth orës 00:00. Qeveria gjatë ditës së sotme ka bërë me dije se refugjatët që do të mbërrijnë sonte në vendin tonë janë qytetarë afganë që u rrezikohet jeta nga talibanët. Ata kanë punuar 20 vitet e fundit për ngritjen e institucioneve demokratike, misioneve ndërkombëtare në Afganistan. Gjithmonë sipas informacioneve qeveritare, ata do të sistemohen fillimisht në një hotel në rrethinat e Shkupit. Ndërsa me të zbritur në aeroportin e Shkupit fillimisht do të testohen për Koronavirus dhe më pas do të transportohen drejt hotelit. Nuk dihet ende numri total i refugjatëve afganë që do të mbërrijnë në vendin tonë, por ky është avioni i parë që ulet në Shkup.
Në vijim….