Një ditë pas publikimit të albumit, Kanye West hodhi akuza ndaj kompanisë muzikore

Pas më shumë se një viti pritje është publikuar ditën e djeshme albumi i shumëpritur “Donda” nga Kanye West, i cili aktualisht është i disponueshëm në Apple Music dhe Spotify.

Ky album ishte planifikuar për publikim që vitin e shkuar, pastaj u vonua të paktën tre herë të tjera. Projekti, i emëruar në nder të nënës së tij të ndjerë, përmban 26 këngë.

Albumi përmban një sërë yjesh të ftuar, duke përfshirë Jay-Z, The Weeknd, Travis Scott, Kid Cudi, Lil Yachty, Roddy Ricch, Pusha-T, Playboi Carti, Baby Keem, Westside Gunn, Jay Electronica, Sheek Louch, Jadakiss, Jhe Rooga,

Së fundmi, Kanye West ka hedhur akuza ndaj kompanisë muzikore “Universal Music Group” për publikimin e albumit pa miratimin e tij.

Ai pretendoi që “Universal” kishte bllokuar një këngë me DaBaby dhe Marilyn Manson që të mos përfshiheshin në album.

“Universal e nxori albumin pa miratimin tim dhe ata bllokuan që Jail 2 të mos ishte në album,”, shkroi reperi.

Nga ana tjetër, kompania në fjalë ende nuk ka reaguar.

Promovimi i këtij albumi bëri bujë të madhe pasi ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian, i çuditi të gjithë pasi për të mbështetur sërish Kanye-n në Soldier Field, ku u shfaq e veshur si nuse. Ata rikrijuan edhe një herë skenën e martesës së tyre, që u organizua në vitin 2014-të.

Në fund të spektaklit Kim dhe Kanye janë larguar nga stadiumi të kapur përdore si një çift i vërtetë. Ky moment u fiksua nga të pranishmit në event dhe bëri xhiron e rrjetit.

LEXO EDHE:

Back to top button