Tragjedi në Turqi, treni shtyp furgonin plotë me pasagjerë
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2021/09/yuk-treni-hemzemin-gecitte-servis-minibusune-capti-6-olu-7-yarali-2_dcbab05-1200x720-1-780x470.jpg)
Një aksident tragjik ndodhi në orët e para të ditës së sotme në qytetin Tekirdag të Turqisë duke lënë gjashtë të vdekur. Mediat lokale raportojnë se një furgon tentoi të kalonte kryeqëzimin e rrugës me shinat e trenit, por u përplas nga ky i fundit duke vrarë gjashtë prej pasagjerëve që gjendeshin në automjet.
Siç duket edhe në video, rruga ishte e bllokuar duke sinjalizuar kalimin e trenit, por shoferi i furgonit tentoi që të kalonte gjithsesi duke i hapur rrugë një tragjedie të tillë.