Fenerbahçe s’ka të ndalur, firmos lojtarin e dhjetë në merkato

Skuadra turke e Fenerbahçes, sot zyrtarizoi përforcimin e dhjetë në këtë merkato, duke prezantuar Miguel Krespon. Transferi kushton rreth 2 mln euro, ndërsa Krespo firmosi kontratën deri më 30 qershor të vitit 2024.

Bëhet fjalë për futbollist që ka lindur në Lion të Francës, por që ka prejardhje nga Portugalia. Vjen nga radhët e skuadrës portugeze Estoril, ku ishte aktiv në 2 sezonet e fundit. Më parë ka veshur fanellën e Bragës dhe të Merelinses dhe asnjëerë më parë nuk ka qenë në ndonjë klub francez. Bëhet fjalë për mesfushor 24 vjeçar me ndikim të madh në lojë.

Kujtojmë se Fenerbahçe, përpos Krespos, firmosi me: Ali Samata, Mërgim Berishën, Min Jae Kim, Burak Kapaxhak, Burak Kurukalip, Stiven Koker, Maks Mejer, Serdar Dursun dhe Diego Rosi.

LEXO EDHE:

Back to top button