Rusia kërkon “lirimin e menjëhershëm” të presidentit të Guinesë

Rusia sot ka bërë thirrje për “lirimin e menjëhershëm” të presidentit të Guinesë, duke apeluar deri te palët që të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut, transmeton Anadolu. Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë tha se Moska kundërshton “çdo përpjekje antikushtetuese për ndryshimin e pushtetit”.

Të dielën, presidenti i Guinesë Alpha Conde u arrestua nga ushtarët e udhëhequr nga një kolonel i ushtrisë, të cilët njoftuan hapin në televizionin shtetëror.

“Kërkojmë lirimin e Alpha Conde-s dhe imuniteti i tij të sigurohet. Ne e konsiderojmë të nevojshme që situata në Guine të kthehet në një kurs kushtetues sa më shpejt të jetë e mundur. U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike të Guinesë të përmbahen nga veprimet që mund të provokojnë dhunë të mëtejshme dhe për të punuar drejt një zgjidhjeje paqësore të situatës aktuale përmes negociatave”, thuhet në deklaratën ruse.

Po ashtu u njoftua se vizita e ministrit të Jashtëm të Guinesë Ibrahima Khalil Kaba në Moskë, e planifikuar për 7 shtator, u anulua për shkak të situatës në vendin e Afrikës Perëndimore.

LEXO EDHE:

Back to top button