Kiçeec në liri, Mariçiq: Asgjë kontestuese në lirimin e tij

Gjashtë pjesëmarrësit në aksidentin e trafikut në rrugën Gostivar- Kërçovë janë në gjendje të qëndrueshme. Ata po kurohen në repartin e traumatologjisë në qendrën urgjente. Kanë lëndime në duar dhe këmbë. Pjesë e aksidentit ishte edhe i dënuari në rastin “Reket”, Zoran Mileski- Kiçeec, i cili sipas MPB-së, ka vozitur makinën Mercedes. Ai nuk ka thyerje, por vetëm gërvishtje, ndërsa është ankuar për dhimbje barku. Të martën do të lëshohet në shërim shtëpiak. Të enjten, Kiçeec duhet të kthehet në burgun e Strugës pasi deri atëherë i vlen liria prej 30 ditëve, e dhënë nga Drejtoria për Shqiptimin e Sanksioneve për Shërim. Nga Drejtoria njoftojnë se këto 30 ditë nuk do t’i llogariten si vuajtje të dënimit ndërsa Kiçeec më 6 dhe 9 gusht ka dorëzuar raporte nga kontrollet mjekësore nga  Enti i Sëmundjeve Kardiovaskulare “Shën Stefani” në Ohrër. Ka pasur takikardi, dhimbje në gjoks ndërsa është vërejtur edhe shqetësim si pasojë e stresit psikik dhe fizik.

Drejtoria e Shqiptimit të Sanksioneve

“Diagnoza me të cilën specialisti ka theksuar se është e nevojshme të vazhdohen ekzaminimet mjekësore është” takikardia supraventrikulare “

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq tha se nuk ka asgjë kontestuese që Kiçeec është liruar nga burgu për 30 ditë për shkaqe shëndetësore.

 “Ky nuk është i burgosuri as i parë as i fundit që e shfrytëzon këtë mundësi në bazë të dokumentacionit të arsyeshëm mjekësor dhe sipas ligjit dhe me leje paraprake edhe të drejtorit të burgut ku e vuan dënimin, që janë të kompetentë të japin leje për ndërprerje të vuajtjes së dënimit”- deklaroi Bojan Mariçiq, ministër Drejtësisë.

 Ministri i Brendshëm paralajmëron se MPB do të hetojë për të verifikuar kush është fajtor për aksidentin. Policia tashmë e di kush janë dy shtetasit serb dhe po kontrollojnë nëse me fletë arrest kërkohen nga ndonjë shtet tjetër.

 “Po, i kemi identitetet e tyre dhe po punohet në zbardhjen e çfarëdo lidhje të tyre me diçka të dyshimtë dhe në mënyrë shtesë për këtë do të ndërmerren masa”- pohoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Kiçeec pasi pranoi fajin u dënua me tre vjet burg për rastin “Reket”. Ai në këtë rast ishte i akuzuari i tretë përskaj Bojan Jovanovskit dhe ish kryeprokurores së PSP-së Katica Janeva, që u dënuan me nëntë vjet, gjegjësisht shtatë vjet burg.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button