Hapi i madh drejt hapësirës: Shqipëria i bashkohet Marrëveshjeve Artemis të NASA-s!

Shqipëria është bërë vendi i 73-të që u bashkohet Marrëveshjeve Artemis, një nismë e udhëhequr nga NASA dhe Departamenti amerikan i Shtetit për bashkëpunimin ndërkombëtar në eksplorimin paqësor dhe të përgjegjshëm të hapësirës. Marrëveshja në selinë e NASA-s në Uashington nga ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Ai tha se marrëveshja krijon mundësi të reja për të rinjtë shqiptarë dhe për bashkëpunim në teknologji dhe shkencë. Marrëveshjet Artemis janë një grup parimesh për bashkëpunimin ndërkombëtar në eksplorimin dhe përdorimin paqësor të hapësirës, me fokus të veçantë te Hëna, Marsi dhe trupat e tjerë qiellorë. Ato u krijuan në vitin 2020 nga NASA dhe Departamenti amerikan i Shtetit, së bashku me shtatë vende themeluese.  Shqipëria ka nisur tashmë të përdorë teknologjinë hapësinore për vëzhgimin e Tokës. Në janar të vitit 2023, ajo lëshoi satelitët Albania-1 dhe Albania-2 me një raketë Falcon 9 të kompanisë SpaceX nga Qendra Hapësinore Kenedi në Florida./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button