Shtyhet sërisht debutimi i Ronaldos, “frikësohet” Jang Bojs

Debutimi i Kristiano Ronaldos me Man. Junajtedin mund të shtyhet për ditën e martë dhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Jang Bojsit Arsye për këtë se portugezi duhet të kryejë karantinën e domosdoshme.

CR7 sipas “The Sun” do të ketë vetëm një ditë stërvitje me shokët e tij të skuadrës, pasi do të jetë i izoluar për 5 ditë në rezidencën tij, për shkak të rregullave të “Covid-19”.

Duke parë se si trajner i “Djajve të Kuq”, Solskjaer veproi me Rafael Varane, me francezin që priti dy javë për të bërë debutimin e tij, Ronaldo e ka thuajse të pamundur ndaj Njukasëllit edhe pse pritet të jetë në stol. Ajo që “ngroh” sadopak tifozët e “Djajve të Kuq” është njoftimi se ai pritet të bëjë një shëtitje vetëm në qendrën e fushës para fillimit të ndeshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button