Ozil i pakënaqur në Turqi, mendon largimin
Mesut Ozil duket se nuk po kalon periudhë të mirë në Turqi. Ozil u transferua te Fenerbahçe në janar të këtij viti si futbollistë i lirë dhe ai fillimisht ndërpreu kontratën me Arsenalin e më pas nënshkroi marrëveshje tre-vjeçare me gjigantin turk.
Megjithatë sipas ‘Diario AS’, mesfushori nuk është i lumtur në Turqi dhe po konsideron largimin. 32-vjeçari, nuk ka arritur të gjejë vetën te ekipi turk dhe është i hapur të largohet në merkaton e ardhshme.
Interesim për Mesut Ozilin thuhet se kanë shprehur disa ekipe nga Katari dhe SHBA.