Pas vendosjes së reciprocitetit, ARC ka administruar mbi 6 mijë targa

Të hënën Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e përkohshme të automjeteve nga Serbia. Nga e hëna e deri të mërkurën janë administruar 6 mijë e 375 targa të përkohshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe qendrat e regjistrimit të automjeteve në mbarë territorin e Kosovës.

“Gjatë periudhës 20 – 22 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

LEXO EDHE:

Back to top button