Në një makinë të MPB-së konfiskohet drogë në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Një sasi e drogës është konfiskuar sonte në vendkalimin kufitar Sukobin në një automobil me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ka lëvizur nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.
Droga është gjetur në një makinë të policisë, ndërsa siç njoftojnë shërbimet doganore të Malit të Zi, zyrtarë të doganës në Sukobin në koordinim me policinë, kanë sekuestruar drogë dhe kanë penguar kontrabandë gjatë kontrollit të një makine me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Makina ka lëvizur nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.

“Zyrtarë të doganës në Sukobin, në koordinim me Drejtorinë e policisë, gjatë kontrollit të makinës, kanë gjetur një sasi të madhe të narkotikëve. Makina është me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka qarkulluar nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, ndërsa droga është gjetur e fshehur në një bunker në makinë e dedikuar për kontraband”, thuhet në njoftim.
Në pajtim me protokollin për bashkëpunim bilateral, procedurën e mëtejme e ka ndërmarr institucioni kompetent i Republikës së Shqipërisë.

Nga MPB-ja akoma nuk ka konfirmim zyrtar për rastin.

LEXO EDHE:

Back to top button