E thonë sërisht nga FE: Qeveria e re nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Evropian

E thonë sërisht nga FE: Qeveria e re nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Evropian

Naim Bajrami nga Fronti Evropian tha sot se këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen evropiane të vendit.

Ai po ashtu tha se mbështetja që kanë nga partnerët evropianë është më e madhe se kurrë dhe ky është një moment dhe një mundësi që sipas tij, duhet ta shfrytëzojnë.

Bajrami gjithashtu theksoi se Qeveria e re nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Europian.

“Nuk guxojmë të ndalemi, aq më pak të kthehemi prapa. Ne dimë si ta përgatisim vendin tonë për BE-në duke i thënë “jo” Rusisë dhe “jo” forcave politike që përfaqësojnë mentalitetin e regresionit dhe izolimit të vendit tonë”, tha Naim Bajrami.

Në pyetjen lidhur me legjitimitetin e koalicioneve pas zgjedhjeve dhe deklaratës së liderit të VMRO-së Hristijan Mickoski se koalicioni i opozitës shqiptare “VLEN” është partneri i tyre i dëshiruar në koalicion, Bajrami tha se askush nuk mundet të kundërshtojnë legjitimitetin e një strukture të caktuar politike siç është Fronti Evropian.

“Pra, askush nuk mund të mohojë legjitimitetin e palës tjetër, duke kërkuar legjitimitet nga populli i tyre, të cilin ata e përfaqësojnë, sepse ne jemi një demokraci konsociacionale që paraqitemi si një demokraci konsensusi dhe kështu do të vazhdojmë të funksionojmë. Asnjë rrugë tjetër. Çdo aventurë e tillë politike do të jetë e rrezikshme për të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe për të gjitha rrethanat politike që do të ndodhin pas 8 majit. Të jeni të sigurt se asnjë grup politik – pushtet nuk do të formohet pa deputetët e Frontit Evropian, sepse deputetët e Frontit Evropian janë përfaqësuesit e vërtetë të popullit shqiptar, të popullit turk, të popullit boshnjak, të popullit rom dhe të gjithë kombësitë që përfaqësohen në këtë platformë, në këtë program zgjedhor Evropa 2023-2030”, tha Bajrami.

LEXO EDHE:

Back to top button