Barcelona kërkon sulmuesin e Arsenalit?!
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2021/06/Laporta-Kuman-780x470.jpg)
Skuadra e Barcelonës i është bashkuar garës me Atletiko Madridin për qendërsulmuesin e Arsenalit, Aleksandre Lakazet. Francezit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe është i lirë të nënshkruajë parakontratë me skuadra tjera qysh nga 1 janari.
Në mënyrë që të mos e lejojnë Lacazet të largohet falas, trajneri Mikel Arteta kuptohet se do e lejojë të largohet në janar për një çmim më të lirë. Kjo ka ndikuar të këtë interesim në Evropë, me gjigantët spanjollë Barcelona dhe Atletico që e duan top golashënuesin e edicionit të kaluar të Arsenalit. Mediumi spanjoll, “Fichajes”, raporton se Barcelona është e interesuar për Lakazetin në muajin janar.
Ndërsa, “Le10Sport”, raporton se Atletiko Madrid është në garë për Lakazet gjithashtu dhe pretendon se ka pasur negociata me përfaqësuesit e lojtarit në javët e fundit. Lakazet për Arsenalin numëron plotë 67 gola në 173 paraqitje.