KE: Të mbrohet privatësia e përdoruesve në aplikacionet për pandeminë

Këshilli i Europës i bëri thirrje sot qeverive europiane që të mbrojnë të dhënat personale gjatë përdorimit të aplikacioneve dixhitale për frenimin e pandemisë së COVID-19.

 

“Duhet të sigurohet e drejta e privatësisë”, tha KiE në një raport për aplikacionet COVID-19.

 

Raporti detajon mangësitë në një numër vendesh, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të dhënave që mblidhen nga aplikacionet e krijuara për të gjurmuar të infektuarit me virus dhe personat me të cilët ata kanë patur kontakt.

 

Këshilli me qendër në Strasburg, që përqendrohet në të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit shprehu, gjithashtu, keqardhje që vendet europiane nuk kishin qenë në gjendje të binin dakord për një qasje të përbashkët në lidhje me një aplikacion për ndjekjen e COVID-19.

 

KiE vuri në dukje se ndryshimet në sistemet e ndryshme kishin dëmtuar efikasitetin e aplikacioneve.

LEXO EDHE:

Back to top button