Gir: Lufta efikase kundër krimit dhe korrupsionit, domosdoshmëri për përparimin e vendit

Lufta efikase kundër korrupsionit është e domosdoshme për përparim të vendit dhe për një jetë më të mirë të qytetarëve, ka shkruar në twitter euro-ambasadori Dejvid Gir, pas takimit që realizoi me kryetaren e Komisionit anti-korrupsion, Biljana Ivanovska.

“Një takim i mirë me kryetaren e Anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska. Ka përparim në luftën kundër korrupsionit, por janë të domosdoshme përpjekje të mëtejme ku anti-korrupsioni do ta ketë rolin udhëheqës”, shkroi euro-ambasadori në twitter.

LEXO EDHE:

Back to top button