BDI kritikon ceremonitë e pavarësisë: “Shqiptarët u anashkaluan”
BDI ka reaguar për siç thotë përjashtimin e shqiptarëve nga ceremonitë shtetërore për shënimin e 23-vjetorit të pavarësisë. “Në shënimet e 35-vjetorit të pavarësisë, gjuha shqipe u anashkalua në organizimet shtetërore. Asnjë fjalë. Asnjë shkronjë. Asnjë shenjë. Sikur shqiptarët të mos ekzistojnë në këtë shtet. Në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori”, edhe këtë vit rezultati është i turpshëm: 0 shqiptarë. Asnjë sportist, asnjë trajner, asnjë emër shqiptar në mesin e të vlerësuarve”, thuhet në reagimin e integristëve. Partia e Ahmetit kritikon VLEN-in se në këtë situatë ka zgjedhur të jetë spektator. “Ata që erdhën në pushtet me premtime për barazi, përfaqësim dhe të drejta të shqiptarëve, sot nuk kanë asnjë fjalë për shqiptarët që po përjashtohen”, thuhet më tej në reagimin e BDI-së.








