Kosova synon fitoren e dytë ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve, ku do të përballet ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova e cila ka vetëm një fitore gjatë këtyre kualifikueseve për Botërorin “Katar 2022”, do të kërkojë fitoren e dytë në total dhe të parën në “Fadil Vokrri”.

Fitorja e vetme e deritashme e “Dardanëve” erdhi pikërisht ndaj Gjeorgjisë, në fitoren minimale me golin e vetëm të Vedat Muriqit, muajin e kaluar. Pas humbjes ndaj Suedisë, “Dardanët” humbën edhe matematikisht gjasat për një kualifikim të mundshëm, gjersa sonte do të kërkojë një fitore sa për ‘prestigj’, për të arritur fitoren e parë ndonjëherë në kualifikime të një Botërori në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi, Bernard Shalland ka bërë të ditur se të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë, duke përshirë edhe Lirim Kastratin, i cili për shkak të lëndimit mungoi në ndeshjen e kaluar, kësisoj tekniku zvicëran do të jetë i hapur për çdo selektim të mundshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button