COVID-19, nga e premtja rivendoset gjendja e jashtëzakonshme në Francë

Rritja e shifrave të personave të prekur me COVID-19, ka bërë që qeveria franceze të rishikojë masat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Këshilli i Ministrave në Francë njoftoi se gjendja e emergjencës shëndetësore do të rikthehet, vendim ky i njoftuar me një dekret të miratuar.

Parisi e kishte miratuar gjatë periudhës së pandemisë dhe afati i fundit i gjendjes së emergjencës ishte 9 korrik.

Por, nga e premtja në Francë do të kthehet gjendja e jashtëzakonshme, ku qeveria do të njoftojë masat urgjente për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button