Falsifikoi testin për covid-19, 20-vjeçarja i arratiset me vrap policisë kufitare në Kakavijë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në doganën e Kakavijës, ku një 20-vjeçare është kapur me testin e falsifikuar të Covid-19.

Ajo duke ditur pasojat, sapo ka vënë re që policia greke në kufij po e kontrollonte imtësisht përgjigjen e tamponit të falsifikuar, ka ikur me vrap duke i shpëtuar kështu arrestimit. Top Channel mëson se e reja quhet Kostandina Tomaj, ndërkohë që në fletën e printuar prej saj ishte edhe logoja e një laboratori privat i licensuar për kryerjen e tamponëve por që nuk ka lidhje me veprimin e paprecedentë të kryer nga 20-vjeçarja.

Së fundmi organet greke të sigurisë janë vënë në alarm, pas informacioneve të shërbimeve greke të sigurisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë të cilat falsifikojnë përgjigjet e testeve negative të COVID-19 PCR , që shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek.

Dy ditë më parë janë arrestuar në territorin grek dy shtetas shqiptarë me test të falsifikuar, të cilët u thanë autoriteteve greke se testet i kishin marrë në një agjenci udhëtimi në Korçë, ndërsa me gjasa janë të implikuar edhe policë shqiptare që shërbejnë në këtë pikë kufitare.

Të arrestuarit janë Idajet Tocka dhe Ina Veliu. Sipas informacioneve të shërbimeve greke, trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e ekipit të mjekëve që kryejnë testet verifikuese rapid test në pikën kufitare, duke e kthyer doganën e Kapshticës në një pikë të kuqe për infektimin nga Covid për Greqinë e Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button