Nikollovski: Jemi rigoroz në kërkim të përgjegjësisë politike nga të gjithë

Zëvendëskryeministri për Luftën kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat thotë se ai do të qëndrojë deri në fund dhe do të qëndrojë në rrugën e çdo lloj korrupsioni, për të cilin do të marrë informacion nga Komisioni Shtetëror për Luftën kundër Korrupsionit dhe nga Enti Shtetëror i Revizionit.
I pyetur nëse do të kërkonte përgjegjësi nga kolegu i tij, nëse do të merrte një raport nga KSHKK dhe ESHR-ja, Nikolovski tha:
“Absolutisht! .. nëse dikujt i jepet një rol i pavarur, ne duhet ta bëjmë atë deri në fund, siç dimë dhe mundemi … të gjithë duhet të jemi më rigorozë në drejtim të kërkimit të përgjegjësisë politike,” tha Nikollovski.

LEXO EDHE:

Back to top button