Mickoski: Ky është turp për vendin!

Kryetari i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski, tha se kjo që po ndodh sot është një turp për vendin tonë. Ai tha se pushteti ka marrë peng demokracinë. Mickoski foli edhe për deputetin e Besës, Kastriot Rexhepi, se nuk e di ku është dhe ku ndodhet ai momentalisht. Gjithsesi opozita do të presi deri në momentin e fundi, siç e parashikon edhe rregullorja e Kuvendit, deri në orën 00:00.