Erion Veliaj takohet me familjen e Rita Orës në Londër

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë këtyre ditëve ka vizituar Mbretërinë e Bashkuar.
E teksa ndodhen në kryeqytetin britanik, Veliaj nuk ka hezituar që të takojë nga afër edhe shumë njerëz nga komuniteti shqiptar atje.
Të shtunën ai ka vizituar lokalin e babait të këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Besnik Sahatçiut.

Ky i fundit ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa fotografi të familjes të realizuara bashkë me kryetarin e Tiranës.
Pjesë e mbrëmjes në lokalin e familjes Ora kanë qenë edhe nëna e Ritës, Vera Sahatçiu dhe motra e këngëtares, Elena Ora.
“Gjithmonë kënaqësi të të shoh ty Z. Veliaj, kryetari i Tiranës, Shqipëri. Faleminderit për vizitën e komunitetit tonë në Londër”, ka shkruar Besnik Sahatçiu – Ora në Instagram.
Veliaj përndryshe është takuar edhe më parë me familjen e Rita Orës, kur ajo ishte për herë të fundit në Tiranë për një koncert në qershorin e vitit 2018.

