Gabon Norvegjia, fiton Turqia dhe komplikohet Grupi “G”

Kombëtarja e Norvegjisë është ndalur me barazim pa gola ndaj kombëtares së Letonisë duke bërë kështu një hap mbrapa për një kualifikim të mundshëm në Botërorin “Katar 2022”.

Këtë më së miri e ka shfrytëzuar kombëtarja e Turqisë e cila e ka ‘demoluar’ kombëtaren e Gjibraltarit me rezultat 6-0.

Pas këtyre rezultateve, Turqia tani rrëmben pozitën e dytë në tabelë me 18 pikë, aq sa ka edhe Norvegjia e cila ndodhet e treta, gjersa Holanda ka 19 pikë që do ta ketë më vonë ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Norvegjia rrezikon të mbetet jashtë botërorit të ardhshëm pasi ndeshjen e fundit në grup do ta ketë ndaj Holandës si mysafir, gjersa Turqia do të ketë punë më të lehtë pasi ndeshjen e fundit do ta luajë si mysafir i Malit të Zi.

LEXO EDHE:

Back to top button